Mirëpo, sipas ekspertëve të shëndetit, akti intim ndikon gjithashtu edhe tek disa gjendje të caktuara shëndetësore.
Shkencëtarët në Universitetin e Bristolit për dhjetë vite kanë studiuar ndikimin e seksit në shëndetin e njeriut.
Gjatë këtij studimi arritën në disa rezultate interesante. Më poshtë mund t’i gjeni disa prej tyre:
-Rreziku i vdekjes është mbi 50% më i ulët për njerëzit që të paktën një herë në shtatë ditë përjetojnë të paktën dy orgazma.
-Seksi i rregullt (të paktën një herë në shtatë ditë), zvogëlon rrezikun e goditjes në tru,si dhe parandalon zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
-Çiftet që kryejnë marrëdhënie seksuale të paktën katër herë në shtatë ditë kanë lëkurë më të re dhe më të shëndetshme dhe duken gati pesë vjet më të rinj.
-Gjatë seksit aktivizohet somatotropina, hormoni i rritjes për ndërtimin e indeve përgjatë gjumit, që shkatërron radikalet e lira, të cilat janë shkaktare të sëmundjeve të ndryshme kanceroze.
-Seksi i rregullt reduktojnë rrezikun e kancerit të prostates, meqenëse gjatë ejakulimit reduktohen qelizat kanceroze në prostatë tek mashkulli.