Prej kohësh larg Muzikës, Rezarta Shkurta ka zgjedhur t’i dedikohet biznesit të saj dhe familjes.
Ajo ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku tregon se si janë bërë duart e saj pas çdo projekti që realizon.
“Pas çdo skenografie duart e mia përfundojnë kështu! Më kujton fëmijërinë kur pikturoja. Nuk e përshkruaj dot kënaqësinë që ndjej. Për mua kjo nuk është punë, por dashuri e përjetshme”, -ka shkruar ajo në foton e publikuar.
Rezarta Shkurat ka treguar gjithmonë përkushtimin e saj të madh ndaj vogëlushes Hera e cila ka trashëguar mjaft nga talenti i të ëmës dhe që tani duket një artiste e vogël.