LUFTO PLAKJEN QË NË FILLIM TË VITIT/ Ky është kremi natyral që eliminon rrudhat – AlpeGossip
LUFTO PLAKJEN QË NË FILLIM TË VITIT/ Ky është kremi natyral që eliminon rrudhat

LUFTO PLAKJEN QË NË FILLIM TË VITIT/ Ky është kremi natyral që eliminon rrudhat

Pa u nisur nga mosha që ke, lëkura ka gjithmonë nevojë të mbrohet. Ekspozimi i tepërt në diell edhe gjatë periudhave të ftohta mund të shkaktojë tharje të lëkurës, por mund të nxitë edhe shfaqjen e rrudhave apo problemeve të tjera me kalimin e viteve. Kështu që lëkura duhet të ndihet gjithmonë e mbrojtur dhe e hidratuar. Nise që në fillim të vitit.

Përdorimi i kremrave apo produkteve të tjera kozmetike për lëkurën, ndoshta nuk jep gjithmonë rezultatin që dëshiron. Edhe pse mund të blesh shumë kremra kundër moshës, fare lehtë mund të përgatitësh në shtëpi një krem natyral, rezultatet e të cilit janë mbresëlënëse.

Kremi natyral kundër plakjes së lëkurës: apple anti-aging cream (kremi i mollës kundër plakjes së lëkurës).

Përbërësit:

2 lugë çaji lëng molle

1 lugë çaji lëng limoni

2 lugë gjelle dhallë ose qumësht i prerë (buttermilk)

1 lugë gjelle vaj rozmarine

3 kokrra rrushi pa fara

1/2 mollë

2 të bardha veze

Përdorimi:

Fillimisht, bashko të gjithë përbërësit e lartpërmendur në një enë për grirje. Shpërndaje masën në të gjithë fytyrën me ndihmën e një copëze pambuku. Bëj kujdes me pjesët rreth gojës dhe syve. Prit pak minuta derisa masa e vënë në fytyrë të ngrijë, pastaj laje fytyrën me ujë të ftohtë. Për të pasur rezultate sa më të mira, përdore këtë metodë dy herë në javë. Masën e mbetur vendose në frigorifer dhe ruaje, por jo më shumë se një javë.