KONTRROLLONI GARDEROBËN QË TANI/ Ja trendet që do të shikoni kudo në 2020-ën – AlpeGossip
KONTRROLLONI GARDEROBËN QË TANI/ Ja trendet që do të shikoni kudo në 2020-ën

KONTRROLLONI GARDEROBËN QË TANI/ Ja trendet që do të shikoni kudo në 2020-ën

Nuk do ta quaja veten një “planifikuese” të madhe sa herë që vjen Viti i Ri, por kur vjen puna për ta pasur vëmendjen te trendet e ardhshme, më pëlqen të mendoj se jam e zonja. Dua të them se jam ajo lloj natyre që i planifikon veshjet e vjeshtës në pranverë, kështu që tani e merrni me mend pse e kam nisur vitin duke menduar cilat janë trendet që do të sundojnë 2020-ën.

Natyrisht, gjithçka është një lloj loje me hamendje, sepse nga dizajnerët që kanë bërë një parashikim për tendencat e reja që do të dominojnë, e kam punën pak më të thjeshtë.

Nëse u keni kushtuar vëmendje sa duhet pasarelave të 2019-ës, atëherë mos kini frikë për të guxuar. Ajo që dizajnerët do të ofrojnë gjatë këtij viti janë në këtë listë. Ju filloni të mendoni që tani për gjithçka do të shikoni përgjatë vitit 2020.

Sigurisht që do të gjeni ato që po kërkoni mes emrave të njohur të modës; Caroline Herrera, Off-white, Miu Miu etj. Përgatituni të gjeni thekët, ‘polka dots’ dhe veshjet e lëkurës shumëngjyrëshe.

Këto tendenca janë të guximshme dhe mjaft kreative.

Polka dots

Marigold Mania (Nuk është mustard, por as gold—marigold është një ngjyrë e re mes të dyjave që do ta shikoni kudo në vitin 2020).

Kostumi (Nisi në 2019-ën dhe do të vazhdojë të dominojë edhe këtë vit).

Thekë, thekë thekë… përsëri

Jeshile, neon

Frudha, pala

Lëkurë me ngjyra

Metalike

Fustan-pallto (xhaketë)