Rike Roçi do të prezantojë Proçesin Sportiv ? (FOTO) – AlpeGossip
Rike Roçi do të prezantojë Proçesin Sportiv ? (FOTO)

Rike Roçi do të prezantojë Proçesin Sportiv ? (FOTO)

Pas pjesëmarrjes në spektaklin “Dancing With The Stars”, ish-banorja e “Big Brother” Rike Roçi u rikthye sërish në ekranin shqiptar në rolin e të ftuarës në panelin e emisionit sportiv “Top Arena” në “Top Channel”, ku ajo jepte opinionet e saj për ndeshjet e Kampionatit Botëror të futbollit.

Por mesa duket ndjekësit në rrjetet sociale e kanë pëlqyer së tepërmi Riken në këtë pozicion, duke sugjeruar madje dhe që ajo mund të ishte gazetare në emisionin e famshëm “Procesi Sportiv” me drejtues Edi Manushin.

“Në të ardhmen mund të të shikojmë si gazetare përkrah Manushit te ‘Procesi Sportiv’?”- e ka pyetur një nga ndjekësit Riken në Instagram.

Mirëpo duket se bukuroshja e ekranit nuk ka ndërmend aspak të bëjë një gjë të tillë.

“Jo, nuk jetoj në Tiranë dhe nuk më intereson të punoj atje!”-është shprehur Rikja, e cila prej më shumë se 20 vitesh jeton në Itali.

Por gjithsesi, edhe nëse ajo do të kishte dëshirë ta bënte një gjë të tillë, me siguri nuk do të ishte e mundur pasi siç tha Edi Manushi vetëm pak ditë më parë, ai do të largohet nga drejtimi i emisionit “Procesi Sportiv”, për t’i lënë stafetën të rinjve.