“TI NUK DO”/ Estela Ujka nis dietën dhe ndan me të gjithë 3 këshillat e para që po zbaton (FOTO) – AlpeGossip
“TI NUK DO”/ Estela Ujka nis dietën dhe ndan me të gjithë 3 këshillat e para që po zbaton (FOTO)

“TI NUK DO”/ Estela Ujka nis dietën dhe ndan me të gjithë 3 këshillat e para që po zbaton (FOTO)

Estela Ujka e ka nisur ditën e sotme duke publikuar disa video në ‘Instagram’ ku tregon se ka nisur dietën. Me anë të këshillave të dietologes, ajo ka pranuar se kjo dietë është një sfidë e madhe për të. “Dita e parë ka nisur me dy këshilla. Sfida më e madhe për mua është konsumimi i mëngjesit, të cilin e kam neglizhuar si vakt gjatë gjithë jetës sime. Gjithashtu këshilla tjetër që kam marrë është që të mos e shoh këtë proces i një vuajtje, pasi po e bëj për shëndet të mirë, jo thjesht për të humbur kile të tepërta”,-u shpreh Estela. Më tej bloggerja shprehet se do t’i informojë ndjekësit e saj për të gjithë ecurinë, si dhe për ushqimet që do konsumojë gjatë këtyre ditëve.

Estela ka zbuluar se tundimi i parë i doli para syve që në mëngjes. “Gjithmonë në zyrën time dikush ka ditëlindjen. Këshilla e radhës: Mos thuaj jam në dietë, thuaj nuk e dua. Dhe më e rëndësishmja është t’i thuash vetes që ti nuk e do”,-shkruan ajo.

Siç edhe kuptohet, bloggerja e ka marrë shumë seriozisht dietën dhe gjithçka po e bën për shëndetin e saj. Këshillat që po i zbaton vetë nuk nguron t’i ndajë me ndjekësit, pasi qëllimi i saj është të ndihmojë të gjithë ata që e ndjekin.