I NISTE DRONË KUR ISHTE NË BB-VIP/ Luizi bën gjestin e papritur për fansin e tij të zjarrtë (FOTO) – AlpeGossip
I NISTE DRONË KUR ISHTE NË BB-VIP/ Luizi bën gjestin e papritur për fansin e tij të zjarrtë (FOTO)

I NISTE DRONË KUR ISHTE NË BB-VIP/ Luizi bën gjestin e papritur për fansin e tij të zjarrtë (FOTO)

Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ishte një ndër konkurrentët e “Big Brother VIP 2”, i cili me lojën dhe humorin e tij arriti që të bëjë për vete një publik të gjerë duke u shpallur fitues i këtij reality show.

Të shumta kanë qenë edhe dhuratat, surprizat dhe sidomos dronët që artisti merrte nga fansat e ‘çmendur’ gjatë qëndrimit në këtë spektakël.

Mirëpo së fundmi fituesi i këtij edicioni të BB VIP ka zgjedhur mënyrën më të mirë për të falenderuar një ndër fansat e tij të ‘zjarrtë’, i cili e ka mbështetur dhe i ka dërguar dronë kur ai ndodhej brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në ditën e tij më të veçantë, siç është ajo e dasmës, Luizi ka kënduar live për të, ndërsa videon e ka postuar në “Instastory”. Krahas saj ka bërë një shkrim falenderues për dhëndrin.

I niste dronë kur ishte në BB VIP, Luizi bën gjestin e papritur

“Faleminderit për dronat Kristi. Ishte minimum që mund të bëja për ty. Të trashëgohesh”, ka shkruar Luizi krahas videos.