”TI MERRU ME EMISIONIN, MOS U…”/ Për pushime bashkë në Dubai, Marina ”thumbon” publikisht Luanën – AlpeGossip
”TI MERRU ME EMISIONIN, MOS U…”/ Për pushime bashkë në Dubai, Marina ”thumbon” publikisht Luanën

”TI MERRU ME EMISIONIN, MOS U…”/ Për pushime bashkë në Dubai, Marina ”thumbon” publikisht Luanën

Ditët e para të 2020 duket se motrat Vjollca kanë vendosur ti kalojnë së bashku me partnerët e tyre në Dubai.

Duke shëtitur në vendet më të bukura e më të shtrenjta, nuk mund ta mohojmë se Luana e Marina po na bëjnë zili.

Ditën e djeshme, moderatorja bukuroshe e ”Klanifornia” ka postuar një foto ku duket pranë dis makinave super të shtrenjta e luksoze. Ajo e ka shoqëruar foton me përshkrimin: Ske ku te kalosh ketu mo vella.

Sigurisht në këtë postim nuk mund të mungonte komenti i Luanës e cila i thotë: Kalo nga kaloj une meqe e paske problem.

Ndërsa Marina si për ta ironizuar me shaka për faktin se Luana dhe kur është me pushime nuk shkëputet dot nga puna dhe emisioni i saj iështë kthyer duke i thënë: hahahahaha ti merru me emisionin, mos u shperqendro.

Edhe pse me pushime, Luana vazhdon të postojë e të merret shumë me punët që ka lënë në Tiranë, por jemi të sigurt që kjo gjë nuk po e pengon të shijojë udhëtimin luksoz në Dubai krah Krenarit, Marinës dhe Getoarit! /AlpeGossip.al