Këngëtarja e njohur Ronela Hajati, emrin e së cilës mbajnë hitet si “Do ta luj”, “Vuj”, etj, ishte e ftuar së fundmi në një intervistë për emisionin “Mirage”, ku rrëfeu ndër të tjera dhe planet për karrierën e saj.
Ronela u shpreh se tashmë këngët e saj po dëgjohen e pëlqehen dhe në Portugali, ndaj ajo do të jetë e ftuar për një intervistë televizive në një ndër emisionet më të famshme atje.
Këngëtarja tregoi se veç kësaj, ajo mund të sillte një bashkëpunim edhe me moderatoren e emisionit, e cila ishte një showgirl e famshme atje. Megjithatë, Ronela u shpreh se për momentin nuk dëshironte të zbulonte diçka më shumë, pasi ishte ende një prokekt në diskutim e sipër.