JEMI ZYRTARISHT NË SEZONIN E GAFORREVE/ Si do të ndikojë te çdo shenjë e horoskopit! – AlpeGossip
JEMI ZYRTARISHT NË SEZONIN E GAFORREVE/ Si do të ndikojë te çdo shenjë e horoskopit!

JEMI ZYRTARISHT NË SEZONIN E GAFORREVE/ Si do të ndikojë te çdo shenjë e horoskopit!

Demi

Me Saturnin retrogradë në Dem nga 17 qershori, sezoni i Gaforres i vitit 2023 mund t’ju bëjë të ndiheni të sfiduar ose të çorientuar. Kjo mund të nënkuptojë që ju duhet të jeni të sinqertë me veten për llojin e miqësive që keni ose llojin e mikut që jeni. Ja si do të ndikohet çdo shenjë e zodiakut:

Dashi

Ky sezon i Gaforres sjell Diellin në shtëpinë tuaj të katërt, shtëpinë e jetës familjare, e cila mund të nxjerrë në sipërfaqe çështjet e brendshme. Do të dëshironi të qëndroni në shtëpi me partnerin ose të dashurit tuaj dhe të shikoni serialet që doni.

Demi

Për ju, Gaforrja që kalon nga Dielli ka të bëjë më shumë me mbledhjen dhe komunikimin e informacionit. Nëpërmjet diskutimeve do të arrini të keni ide kreative dhe të merrni pjesë në projekte të veçanta.

Binjakët

Dielli në Gaforre e përqendron vëmendjen te financat ndërsa kalon në shtëpinë tuaj të dytë, atë të parave. Do të ndiheni të sigurt duke marrë përsipër përgjegjësi të reja për të fituar para dhe madje mund të kërkoni një rritje page ose më shumë përgjegjësi.

Gaforrja

Javët e fundit ju kanë ngadalësuar energjinë teksa përpunoni gjithçka që ka ndodhur vitin e fundit dhe ndaleni mjaft shpesh në mendimet tuaja të brendshme. Tani që sezoni i Gaforres është duke u zhvilluar, ju jeni gati të dilni nga kafazi dhe t’i tregoni botës se çfarë keni bërë. Ndërsa Dielli i Gaforres kundërshton përsëri Plutonin retrograd në Bricjap, ky kthim diellor mund të sjellë fundin e një kapitulli të gjatë. Sa më shumë të ndryshoni, aq më shumë çdo gjë tjetër në jetën tuaj duhet të vazhdojë me të. Për fat të mirë, këto ndryshime do t’ju sjellin një ndjenjë shumë më të thellë të fuqizimit personal.

Luani

Dielli, i cili sundon shenjën tuaj, kalon në shtëpinë tuaj të 12-të të spiritualitetit. Është një kohë reflektimi i brendshëm, duke ju përgatitur për momentin tuaj për të shkëlqyer.

Virgjëresha

Dielli kalon në shtëpinë tuaj të 11-të të miqësisë dhe rrjeteve, duke rritur dëshirën tuaj për të punuar me të tjerët për të arritur planet që keni pasur në mendje. Do jeni më të shoqërueshëm dhe miqtë do ju mbështesin.

Peshorja

Sezoni i Gaforres rrit ambiciet sepse shtëpia juaj e 10-të e karrierës është aktivizuar tani. Nëse jeni duke kërkuar për një punë ose dëshironi të arrini një qëllim, ky është shansi juaj. Katër javët e ardhshme janë ato të duhurat për të ecur përpara. Përfitoni prej tyre.

Akrepi

Organizohuni, mendoni me kujdes dhe zgjidhni me mençuri atë që dëshironi të bëni. Realizimi i ëndrrave tuaja është në duart tuaja. Ky sezon është shumë produktiv dhe i shtrirë për ju, mos e lini t’ju kalojë.

Shigjetari

Dielli në Gaforre do të hyjë në shtëpinë që ndikon në emocionet tuaja, kështu që sado e çuditshme t’ju duket juve, do të bëni disa kërkime të brendshme. Tani mund të lidheni më shumë me të dashurit tuaj.

Bricjapi

Sezoni i Gaforres ndriçon marrëdhëniet tuaja kryesore, qofshin ato romantike, platonike apo profesionale, sepse Dielli kalon në shtëpinë tuaj të shtatë, që është shtëpia e partneriteteve. Pavarësisht nëse ju dhe partneri juaj po punoni drejt një qëllimi të përbashkët ose po planifikoni një propozim biznesi me një koleg, do të keni më shumë besim për të ecur drejt qëllimit tuaj si ekip.

Ujori

Do të jeni më të përqendruar dhe më të vendosur për të krijuar ekuilibër në orarin tuaj pasi Dielli në Gaforre ndriçon shtëpinë tuaj të 6-të, e cila ka të bëjë me aktivitetet dhe kryerjen e gjërave.

Peshqit

Sezoni i Gaforres mund të jetë një nga periudhat më krijuese të vitit për ju, sepse dielli është në shtëpinë tuaj të pestë të romancës, lojës dhe krijimtarisë. Merrni parasysh mundësitë krijuese që ekzistojnë dhe zgjidhni të përqendroheni në ato që i doni më shumë. Nëpërmjet aftësive dhe intuitës suaj është e sigurt që do të përfitoni.