”JAM SHUMË PJESHKË PËR DHËMBËT E TYRE”/ Elton Ilirjani flet për raportin me meshkujt shqiptarë – AlpeGossip
”JAM SHUMË PJESHKË PËR DHËMBËT E TYRE”/  Elton Ilirjani flet për raportin me meshkujt shqiptarë

”JAM SHUMË PJESHKË PËR DHËMBËT E TYRE”/ Elton Ilirjani flet për raportin me meshkujt shqiptarë

Biznesmeni i njohur tepelenas , Elton Ilirjani, që nga momenti kur theu tabutë dhe pranoi hapur orientimin e tij, ka qenë shumë i komentuar në media. Këtë muaj ai u shfaq për herë të parë me make up në emisionin e Rudines dhe mori vëmendjen e të gjithëvë.

Eltoni shpesh ka rënë pre e reagimeve nga më të ndryshmet, shumë prej të cilave nuk janë aspak të këndshme. Pavarësisht të gjithave biznesmeni po vazhdon me jetën e tij dhe është bërë shumë aktiv në rrjete sociale ku ndan vazhdimisht foto nga më të ndryshmet, shpesh të shoqëruara me reagime ironike ndaj kritikuesve.

Së fundmi, Eltoni ka dhënë një intervistë për gazetën “Panorama”. Gazetarja e ka pyetur nëse do i pranonte djemtë shqiptarë nëse do i propozonin. “Shumë prej tyre janë simpatikë, por kjo nuk e ndryshon situatën, sepse edhe ata janë pjesë e mentalitetit lokal dhe kanë frikë nga opinioni. Domethënë, kanë frikë të jetojnë jetën e tyre se i gjykon mami dhe babi, shokët dhe lagjja etj. Unë s’i përzgjedh fare, sepse janë shumë dobët, më mirë të vazhdojnë të hanë thana si kanë bërë me shekuj. Unë jam shumë pjeshkë për dhëmbët e tyre…”, është shprehur biznesmeni. Ai ka treguar gjithashtu se mashkulli që ka pasur fiksim kur ka qenë i vogël është Redon Makashi, ndërsa Fatos Nanos do i propozonte pa u menduar dy herë.