Arbenita dhe reperi Fero janë padyshim një ndër çiftet më të komentuara në median rozë. Që në momentin që bën publike lidhjen e tyre, dyshja ka qenë e pandarë nga njëri-tjetri dhe nëpërmjet postimeve dhe dedikimeve të ndryshme kanë shprehur dashurinë.
Ditën e sotme, Fero feston ditëlindjen e 22 dhe surprizën më të bukur e ka marr nga e dashura e tij në orët e para të mëngjesit. Ajo i ka përgatitur një festë në një pishinë ku nuk mungonin zbukurimet me tullumbace dhe torta e ditëlindjes.
“Urime ditëlindjen burri jem, të dua”, ka shkruar Arbenita pranë fotove ku shihet së bashku me Feron duke u larë.