“TI MA KE DHURUAR NJË…”/ Dafina do t’ju prek me historinë e së ëmës: La gjithçka për vajzat e saj (FOTO) – AlpeGossip
“TI MA KE DHURUAR NJË…”/ Dafina do t’ju prek me historinë e së ëmës: La gjithçka për vajzat e saj (FOTO)

“TI MA KE DHURUAR NJË…”/ Dafina do t’ju prek me historinë e së ëmës: La gjithçka për vajzat e saj (FOTO)

Këngëtarja Dafina Zeqiri surprizoi ditën e djeshme të gjithë fansat teksa publikoi bashkëpunimin e radhës me reperin Lumi B. Kënga titullohej “Lule Lule” dhe ishte një ripunim i këngës së vjetër arbëreshe “O lule lule”.

Kënga u prit mjaft mirë, dhe nëpërmjet një postimi Dafina zbuloi se këtë këngë ja dedikonte nënës së saj  me të cilën e ka kënduar për herë të parë në një moshë shumë të vogël. Ajo e quan të ëmën një  luftëtare që i ka shpëtuar jetën.

“Lule Lule kënga jonë e parë që kemi kënduar bashkë një herë. 2 vjeç unë…të du mas shumti në botë! Ti ma ke dhuruar një talent që ma ka shpëtuar jetën , ashtu qysh na ke shpëtuar ti. ! Nënë dhe baba je shembull! Unë thjesht po e vazhdoj rrugën tënde që janë munduar të ta ndërpresin!”, shkruan Dafina në postim ndërkohë që më pas shton: “Ah sikur ju ta dinit jetën time…koha do ta tregojë, kur të vij momenti do të flas. Por kjo grua, përtej faktit që është mamaja ime është një luftëtare! Është arsyeja se përse jam duke bërë këtë që po bëj të cilën ajo duhet të ndalonte së bëri për të luftuar për vajzat e saj!” përfundon këngëtarja.