Reagoi ashpër pas fitores së Gent Bushpepës në festival, Redon Makashi shpjegon arsyen! – AlpeGossip
Reagoi ashpër pas fitores së Gent Bushpepës në festival, Redon Makashi shpjegon arsyen!

Reagoi ashpër pas fitores së Gent Bushpepës në festival, Redon Makashi shpjegon arsyen!

Këngëtari i njohur Redon Makashi është shprehur se cilin kompeticion muzikor vlerëson më shumë.
Gjatë intervistës në emisionin “Chaud Patate” Redoni u pyet se cilën nga dy kompeticionet vlerëson më shumë, Këngën Magjike apo Festivalin e Fundvitit dhe përgjigja e tij ishte shumë e shpejtë dhe e qartë.

Ai zgjodhi Këngën Magjike, duke e arsyetuar se ai kompeticion i promovon më mirë artistët dhe të gjitha këngët pjesëmarrëse, ndryshe nga Festivali I RTSH, i cili promovon vetëm këngën fituese.

“Kënga Magjike i kuron më mirë këngët, ndërsa Festivali e ka humbur vlerën që kur është futur Eurovisong. Për mendimin tim më mirë të bëhen disa lloje festivalesh sepse bëhet qëllim në vetëvete dhe prish ekuilibrin e festivalit. Ore ka pas lezet atehere kur prisje jurinë e filan rrethi, ku dhe vendi pestë ishte si vendi i tretë, domethënë kënaqeshin njerëzit dhe vërtetë kishte një vlerë tjetër. Këtë bën dhe Kënga magjike, i kuron/promovon këngët si atë të fundit dhe këngën e parë.”,- u shpreh Redoni për Chaud Patate.

Ndërsa përsa i përket reagimit të tij të ashpër ndaj produksionit pasi fitues i Festivalit të Fundvitit u shpall Eugent Bushpepa, Redon Makashi tha:

“Të gjithë mund të kishin një reagim të tillë, sepse unë pashë disa gjëra të brendshme që nuk dua ti shpreh tani këtu, prandaj ishte ndoshta ai lloj reagimi. Megjithatë mund të them se ky Festival kishte mjaft materiale të mira dhe gjynah që këngët e tjera mos të jepen.” /radionrg.al/