TRONDITET bota e muzikës/ Avicii Dj i famshëm vdes papritur në moshën 28 -vjeçare dyshohet se… – AlpeGossip
TRONDITET bota e muzikës/ Avicii Dj i famshëm vdes papritur në moshën 28 -vjeçare dyshohet se…

TRONDITET bota e muzikës/ Avicii Dj i famshëm vdes papritur në moshën 28 -vjeçare dyshohet se…

Pak minuta më parë të gjitha mediat botërore kanë shkruar për ndarjen nga jeta të një prej DJ-ve e producentëve më të njohur në botë. Jemi duke folur për Tim Berling i njohur ndryshe me emrin e artit si Avicii. Ai ka ndërruar jetë ditën e sotme në Oman sipas një deklarate publike të përfaqësuesit të tij për mediat. Avicii ishte 28 vjeç.

“Me dhimbje të thellë ne shpallim humbjen e Tim Bergling, i njohur edhe si Avicii”,-thuhet në deklaratë. “Ai u gjet i vdekur në Muscat, Oman këtë të premte pasdite , më 20 prill. Familja është e shkatërruar dhe ne i kërkojmë të gjithëve që të respektojnë privatësinë në këtë kohë të vështirë. Nuk do të jepen deklarata të mëtejshme.”,-shkruhet në lajmërim .

Sipas TMZ Avicii ishte i varuar nga alkooli dhe për këtë gjë ai ishte shtruar në spital dy herë. Megjithatë është ende e paqartë nëse vdekja e tij ka të bëjë me këtë gjë.

Që prej vitit 2016 Avicii ishte tërhequr nga muzika duke u shprehur se shkaqet e largimit ishin për arsye shëndetësore. Disa nga projektet e tij më të njohura muzikore janë: “Wake me Up”, Waiting for Love” “Addicted to you” etj.