Ajo nuk ishte shumë e afërt me ish-partnerin Tristan Thompson gjatë festës për 1-vjetorin e True.
Dhe disa ditë pas ditëlindjes së parë të vajzës së tyre, Khloe Kardashian bën një dedikim në Instagram duke hedhur “kunjë” drejt ish-it.
Ajo postoi një foto në cilën shkruhej një shprehje shumë interesante për meshkujt:
“I dashur mashkull. Mbylli sytë. Imagjino që ke një vajzë. Imagjino që ajo është e lidhur me një mashkull si ti. A qeshe? Jo. Atëherë ndrysho”.
Postimi duket sikur i dedikohet Tristan dhe sjelljes së tij të pahijshme. Kujtojmë se Tristan-it iu zbuluan publikisht dy tradhtitë: e para e ndodhur në prill, dy ditë para se të lindte Khloe dhe e dyta në shkurt, ajo me shoqen e Kylie Jenner, Jordyn Woods.
Pavarësisht skandalit të tradhtisë vitin e kaluar Khloe qëndroi me Tristan, derisa u ndanë njëherë e mirë në shkurt të 2019-s.