“PA TY, DO TË ISHA ASKUSHI”/ Stefano Gabbana uron partnerin e jetës për ditëlindje – AlpeGossip
“PA TY, DO TË ISHA ASKUSHI”/ Stefano Gabbana uron partnerin e jetës për ditëlindje

“PA TY, DO TË ISHA ASKUSHI”/ Stefano Gabbana uron partnerin e jetës për ditëlindje

Vërtet e quan “mikun më të mirë” dhe “bashkëpunëtor unik e të pazëvendësueshëm”, por urimi i Stefano Gabbana-s për Dolce Domenico-n nuk mjaftohet me pak.

 

Gabbana iu drejtua rrjeteve sociale për të uruar ish-partnerin e jetës për ditëlindjen e gjashtëdhjetë. Siç thamë, s’ishte një urim tipik, por diçka më shumë.

“Pa ty, do të isha askushi,” shkruan Gabbana në shkronja kapitale. Dedikime të tilla nuk janë të pazakonta për të. Në 2004-n, vitin kur u ndanë, Gabbana shkruajti një letër të gjatë me dorë për të thënë se “dashuria është ende, thjesht është transformuar.” Në fletët e letrës tregohet historia e tyre, si burra, si dizajner, si ikona të modës.

Dyshja u takua për herë të parë në studion e mjeshtrit bolonjes Giorgio Correggiare, ku Domenico punonte si asistent. Një ditë, Stefano telefonoi dhe aty lindi raporti mes tyre.

Dolce & Gabbana e bënë publike lidhjen e tyre vetëm pesë vite para ndarjes. Ata rrëfyen gjithçka në një intervistë me Stefano Jesurum. Dashuria e tyre u konsiderua “skandaloze” sepse asokohe, çiftet gay nuk priteshin me aq pozitivitet sa sot.

Ata vendosën ta bënin lidhjen publike krejt rastësisht. “Nuk më pëlqen ta planifikoj të nesërmene,” tregonte Dolce. “Nuk mund të them ‘do të të dua për gjithë jetën’. Nëse ndodh, mirë, por këtë do ta shohim.”

Sot e kësaj dite, Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana janë miq të mirë dhe bashkëpuntorë në biznes.