“BASHKË ME PM DHE YLLI LIMANIN…”/ Einxhel i bën kërkesën e veçantë Dj Dagz-it: Për të dashurën tënde engjëllore… – AlpeGossip
“BASHKË ME PM DHE YLLI LIMANIN…”/ Einxhel i bën kërkesën e veçantë Dj Dagz-it: Për të dashurën tënde engjëllore…

“BASHKË ME PM DHE YLLI LIMANIN…”/ Einxhel i bën kërkesën e veçantë Dj Dagz-it: Për të dashurën tënde engjëllore…

Gjatë spektaklit të së martës pati një eliminim të dyfishtë, ku publiku vendosi që të nxirrte nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Dj Dagz.

Mungesën e tij brenda shtëpisë po e ndjen shumë partnerja e tij, Einxhel Shkira, e cila herë pas here e kujton atë. Ndërsa së fundmi i ka bërë dhe një kërkesë shumë të veçantë.

Moderatorja e njohur i ka kërkuar Dagz-it t’i bëjë një këngë në bashkëpunim me Dj PM dhe Ylli Limanin, këngë që ai ia kishte premtuar kur ishte në shtëpi.

“Kështu që zemra tani që ti je jashtë, bashkë me PM dhe Yll Limanin, më bëj një super beat dhe super tekst për të dashurën tënde engjëllore dhe inteligjente dhe të fortë”, ka thënë Einxhel.