“ME PLUMBA NË TRUP…”/ Beatrix flet me Arbërin: Nuk dua të ndihesh keq nga unë – AlpeGossip
“ME PLUMBA NË TRUP…”/ Beatrix flet me Arbërin: Nuk dua të ndihesh keq nga unë

“ME PLUMBA NË TRUP…”/ Beatrix flet me Arbërin: Nuk dua të ndihesh keq nga unë

Beatrix Ramosaj është zgjuar ditën e sotme paksa e mërzitur, pasi ka parë ëndrra të këqija. Ajo ka zbuluar se ka parë ëndërr sikur Albani ishte me plumba në trup, e të vetat nuk i shikonte.

Teksa ndodhej në oborr me Arbërin, ky i fundit i tha që të mos e humbë energjinë pozitive që e karakterizon. Gjithashtu ai i tha që nuk do që ajo të ndihet keq prej tij.

Pjesë nga biseda:

Beatrix: Me plumba në trup, edhe të vëllait. Të miat nuk i shikoja fare, vetëm të atij. Shumë stres. Shumë stres edhe frikë.

Arbëri: Mos e humb atë energjinë pozitive

Beatrix: Faleminderit, ishalla shkon mirë sot. Si të jetë shkruar

Arbëri: Është lojë, e di se jeni lidhur shumë shpirtërisht me të gjithë. Po jetën e kemi jashtë, këtu tregojmë një pjesë të karakterit

Beatrix: Ajo jashtë e di

Arbëri: Këtu nuk do bëheshim shok me të gjithë. Mendo gjëra të bukura, mos u fut thellë tek ato negative. Nuk dua që të ndihesh keq nga unë, nuk jam këtu të bëj njerëzit të ndihen keq