DIKUR PJESË E TIJ/ Rozana nuk paska fare kujtime të mira nga Portokalli – AlpeGossip
DIKUR PJESË E TIJ/ Rozana nuk paska fare kujtime të mira nga Portokalli

DIKUR PJESË E TIJ/ Rozana nuk paska fare kujtime të mira nga Portokalli

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Rozana Radi, është padyshim një ndër personazhet më të ndjekur dhe më të komentuar në media dhe rrjete sociale. Rozana është shumë aktive në ‘Instagram’ ku publikon postime nga e përditshmja.
Së fundmi, ajo i është përgjigjur pyetjeve të fansave ku ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj. Ndonëse shumë pak veta mund ta mbajnë mend, dikur Rozana Radi ka qenë pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”.

Njëri nga fansat e ka pyetur se përse nuk prezanton një herë “Portokallin”, por këngëtarja ka rrëfyer se dikur ka qenë pjesë e saj, por sipas saj për fat të mirë nuk është më.

“Kur përfundova Akademinë e Arteve bëra konkursin për të qenë aktore në ‘Portokalli’ dhe kam qenë pjesë e Portokallisë dikur. E kam provuar dikur. Por siç keni dëgjuar dhe nga aktorët e tjerë që janë larguar dhe unë pata fatin e tyre. E kam shijuar kohën pranë miqve të mi aktorë, por fryma që sillte dikush dhe energjinë që jepte, flas për ata që punonin pas kuintave, ma prishi atë dëshirë për të vazhduar”, ka thënë Rozana.