“MUND TË ISHIM ÇIFTI MË I MIRË NË QYTET”/ Roza Lati dedikim për ish të dashurin (FOTO) – AlpeGossip
“MUND TË ISHIM ÇIFTI MË I MIRË NË QYTET”/ Roza Lati dedikim për ish të dashurin (FOTO)

“MUND TË ISHIM ÇIFTI MË I MIRË NË QYTET”/ Roza Lati dedikim për ish të dashurin (FOTO)

Roza Lati është një nga moderatoret shqiptare që tërheq gjithmonë vëmendjen e publikut.

Kohët e fundit ajo është përfolur shumë përsa i përket jetës së saj private.

Para disa muajsh bukuroshja u shfaq në krahët e një mashkulli nga Mirdita, dhe me disa foto të publikuara ku çifti puthej, pranoi hapur lidhjen që kishte me të.

Mirëpo u përfol se gjithçka ka marrë fund mes tyre, ende pa u bërë e ditur se kush ishte i dashuri i Rozës. Vetë moderatorja nuk ka rrëfyer ende asgjë. Por mbrëmjen e kaluar bukuroshja bjonde po argëtohej mes disa miqsh në një nga lokalet e kryeqytetit.

Roza publikoi shumë foto dhe video por ne na ra në sy njëra prej tyre. Teksa në sfond dëgjohej kënga e Capital T “U bo vonë”, Roza u shfaq duke kënduar refrenin me fjalët “Na t’dy kena mujt me kon çifti ma i mirë n’qytet.”

 

“Mos e merr personale të lutem,”- shkruan moderatorja krahas videos por u duk sikur këto vargje i drejtoheshin dikujt në veçanti. Mos vallë ishte një diss për ish-të dashurin e saj, të cilit i tregon se çfarë ka humbur?! Këtë nuk e dimë me siguri.