SHËRBEU SI USHTAR/ Këngëtari i famshëm rikthen kujtimet e luftës së Kosovës në koncertin e tij – AlpeGossip
SHËRBEU SI USHTAR/ Këngëtari i famshëm rikthen kujtimet e luftës së Kosovës në koncertin e tij

SHËRBEU SI USHTAR/ Këngëtari i famshëm rikthen kujtimet e luftës së Kosovës në koncertin e tij

Këngëtari i famshëm James Blunt ka kujtuar luftën në Kosovë gjatë kohës që ai ka shërbyer si ushtar.

Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, ka ndarë në platformën e tij në X një moment nga koncerti i James Blunt në Glasgow.

Gjatë performancës së këngës “No Bravery”, në sfond u shfaqën imazhe të shtëpive të djegura nga lufta e Kosovës, si dhe fëmijë të pafajshëm që përjetuan tragjedinë e asaj periudhe të errët.

“Mbrëmë në Glasgow, kënga “No Bravery” e James Blunt përmbledh në mënyrë prekëse gjenocidin e Luftës së Kosovës, të kryer nga ushtria serbe, duke ngjallur reflektim të thellë mbi vuajtjet njerëzore”, shkroi Kapiti përkrah videos.