NË REVISTËN PRESTIGJOZE TË ‘VOGUE”/ Qenushat e Dua Lipës “flasin” shqip (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
NË REVISTËN PRESTIGJOZE TË ‘VOGUE”/ Qenushat e Dua Lipës “flasin” shqip (FOTO+VIDEO)

NË REVISTËN PRESTIGJOZE TË ‘VOGUE”/ Qenushat e Dua Lipës “flasin” shqip (FOTO+VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa është bërë pjesë e revistës më të famshme të modës, “Vogue”. Ajo ka publikuar së fundmi në profilin e saj të Instagramit një video të titulluar “Bota e Duas”, ku si shumica e femrave edhe këngëtarja shprehet se nuk ka çfarë të veshe çfarë të veshë çdo mëngjes.

Ajo provon fustane të ndryshme dhe në fund vesh një fustan “Marc Jacobs”. Në video këngëtarja shoqërohet nga dy qenushët e saj, të cilët “bashkëbisedojnë” mes tyre: “Më në fund ajo veshi Marc Jacobs”, “Nuk po më shikon më si më parë”, “Po më mahnit Dua”.

Nuk do mend për të kuptuar që qentë nuk flasin dhe zëri i një mashkulli dhe i një femre fshihen pas tyre por ajo që na bën krenarë është se Dua ka zgjedhur dhe gjuhën shqipe për një revistë prestigjioze si “Vogue”!