Reperja e njohur Loredana ishte dje e ftuar në një event prestigjioz të muzikës zviceriane “Swiss Music Awards”. Ajo shënoi një tjetër sukses në karrierën e saj duke fituar trofe për “Best Breaking Act”.
Loredana ishte e shoqëruar nga reperi Zuna në event dhe në momentin që u tha emri i saj dyshja u përqafuan fort me njëri-tjetrin.
Zuna dhe Loredana janë përfolur prej kohësh për lidhjen e tyre, të cilën ndonëse nuk e kanë pranuar haptazi por janë kapur shumë herë mat bashkë. Për më tepër vëllai i reperes, Arsim Zefi, publikoi një foto krah Zunës në Instastory duke treguar se lidhja është bërë familjare.