SI DO REAGOJNË TAYNA? Bleona Qereti HABIT me fjalët pë të (VIDEO) – AlpeGossip
SI DO REAGOJNË TAYNA? Bleona Qereti HABIT me fjalët pë të  (VIDEO)

SI DO REAGOJNË TAYNA? Bleona Qereti HABIT me fjalët pë të (VIDEO)

Reperja e njohur Tayna është kthyer brenda një viti në një ndër artistet më të njohura në vendin tonë. Këngët e saj kanë rezultuar mjaft të suksesshme dhe kanë mbledhur miliona klikime në Youtube.

Ndonëse e re në moshë, reperja shqiptare është kthyer në të preferuarën jo vetëm të publikut, por edhe të artistëve të njohur shqiptar. Së fundmi, e ftuar në emisionin “Sonte”, këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qereti ka treguar publikisht se Tayna është reperja e saj e preferuar dhe se e do shumë ndonëse nuk e ka takuar kurrë.

“Mund të them që artistët e rinj janë shumë të mirë, ka një evoluim të muzikës shqipe në përgjithësi. Personi me të cilin kam rënë në dashuri për momentin është Tayna. Se kam takuar kurrë, por e dua shumë atë vajzë, sepse ka një tjetër stil muzike. Ne nuk jemi rritur me hip-hop, ne nuk mund të jemi Amerikanë, por mendoj se ajo që thotë Tayna është e zgjuar. Mënyra se si e frazon muzikën dhe fjalët që flet, ajo është talent. Atë e kupton vetëm dikush që është profesionit dhe sigurisht dikush që nuk është xheloz. Këta të tjerët ndoshta se thonë por ajo vajzë është perfekte dhe unë e dua” , ka përfunduar Bleona.