Meghan Markle është shtatzënë! Princi Harry dhe Dukesha e Sussex do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi është bërë i ditur nga “Kensington Palace”, ku thuhet se çifti është shumë i lumtur dhe mezi presin pranverën e vitit 2019, për të mbajtur në krahë fëmijën e tyre të parë.
“Shkëlqesia e tij, Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur t’ju njoftojnë se Dukesha është shtatzënë dhe do të bëhen prindër, pranverën e vitit 2019” – shkruhet në njoftimin zyrtar të bërë nga “Kensington Palace”.
Lajmi i ëmbël u bë i ditur, menjëherë sapo ata mbërritën në Australi, turi i parë mbretëror si çift jashtë Mbretërisë së Bashkuar.
Prej disa ditësh aludohej se Meghan ishte në pritje të ëmbël, pasi në asnjë moment nuk e hoqi xhaketën gjatë ceremonisë së dasmës së Princeshës Eugenie.