TUNA ME PUSHIME NË DUBAI/ Kush është mashkulli “misterioz” që po e shoqëron këngëtaren? – AlpeGossip
TUNA ME PUSHIME NË DUBAI/ Kush është mashkulli “misterioz” që po e shoqëron këngëtaren?

TUNA ME PUSHIME NË DUBAI/ Kush është mashkulli “misterioz” që po e shoqëron këngëtaren?

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu ka zgjedhur të kalojë disa ditë reklaksuese në Dubai me dy djemtë e saj.

Artistja ka postuar disa pamje të vendit ku vihet re se ajo nuk ka qënë vetëm. Në një video ku ajo është duke shëtitur me fëmijët e saj, në një moment dallohet dora e Patris Berishës, ish-patnerit të Tunës ku është përfolur se çifi i kishte dhënë fund marrëdhënies së tyre 6 vjeçare.

Nuk dihet nëse dyshja vazhdon të ruajë ende kontaktet e tyre për hir të djemve duke i shoqëuar kudo së bashku apo i kanë dhënë për të disatën herë shancin për tu rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.

Në një histori gati 6-vjeçare, kjo dyshe ka pasur ulje-ngritjet e veta me dhjetëra herë. Duke qenë se të dy janë personazhe publike, ky raport ka tërhequr vëmendjen e mediave në çdo ndarje apo ribashkim.

Kujtojmë se pas një kalvari të gjatë vuajtjesh si nënë e vetme, e kthyer te prindërit në Shkup, ajo vendosi t’i jepte një shans të dytë muzikantit. Këngëtarja u bë nënë për herë të dytë, pikërisht në një periudhë kur po përflitej për ndarje konfliktuale nga Patrisi. Ajo zgjodhi që shtatzëninë ta mbante larg syrit të mediave, duke lajmëruar ardhjen në jetë të djalit të dytë vetëm pasi e ai lindi.

“Luta Zotin të më sjellë në jetë një mashkull që do më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkruante Tuna poshtë fotos, ku linte të kuptonte se lutja e parë nuk i ishte plotësuar. Edhe pse në rrjet pati shumë komente ndaj saj, pasi ajo dhe bashkëshorti Patris Berisha ishin divorcuar, ky i fundit zgjodhi që të reagonte me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, duke marrë kështu përsipër atësinë e djalit të sapoardhur në jetë.