Janet Jackson është femra e parë me ngjyrë që ka fituar Çmimi Ikonë në Billboard.
Motra e Michael Jackson mbajti një fjalim për lëvizjen #MeToo pasi doli në skenën e Billboard Music Award mbrëmjen e së dielës, për të marrë çmimin.
“Unë besoj se, për të gjitha sfidat tona, jetojmë në një moment të lavdishëm në histori. Më në fund, gratë e kanë bërë të qartë se nuk do të kontrollohen, manipulohen apo abuzohen. Unë mbështes femrat dhe meshkujt që janë të zemëruar nga diskriminimi,”-tha ajo.
Këngëtarja, albumi i vitit 1986 ‘Control’, i së cilës trajton tema të feminizmit, ka kënduar edhe më parë për abuzimin në famije si “What About” dhe “Lessons Learned”.
52-vjeçarja është e para grua me ngjyrë që merr Çmimin Ikonë, siç theksoi edhe Bruno Mars ndërsa e mirëpriti në skenë.
Këngëtarja performoi një përzierje të tre këngëve të saj Nasty, If dhe Throb. Kjo ishte performanca e saj e parë televizive në SHBA pas 9 vitesh.
Ajo është një nga artistët më të suksesshëm të të gjitha kohërave në SHBA.
After rocking the stage with her incredible performance, @JanetJackson accepts the 2018 #BBMAs Icon Award! #ICON_JANET pic.twitter.com/S7nDbrGJQI
— Billboard Music Awards (@BBMAs) May 21, 2018