Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, ka qenë i ftuar së fundmi në një intervistë për “ Mirage”. Ai tregoi për aktivitetet muzikore që po zhvillon së fundmi dhe mungesën që ka bërë në skenat shqiptare për vite me radhë.
Shpati tregoi se është më aktiv me projektet e tij dhe dasmat, ndërsa u shpreh se hera e fundit që ka marrë pjesë në një kompeticion muzikor ka qenë para 10 vjetësh në “ Kënga Magjike”. Mirëpo duket se këngëtari ka ngelur i zhgënyer nga vlerësimet e jurisë duke thënë se asgjë nuk është reale, është vetëm një lojë e padrejtë. A ke mendu me u rikthy?”, e pyeti prezantuesi. “Nuk jam munduar sepse më kanë zhgënyer shumë ato pikët që jepen në fund.
Është diçka sikur është lojë dhe jo sikur është diçka reale. Më shumë jam zhgënyer nga kolegët e mi, nga ato që bëjnë sikur janë profesor të muzikës, bëjnë sikur të duan dhe në fund të vlerësojnë më pak. Unë e kuptoj që muzika është kritike por nuk kam pasur arsye pse të vlerësohem aq pak dhe normal jam zhgënyer dhe nuk kam marrë pjesë më. Çdo gjë është e padrejtë aty. Kam hatërmbetje por nuk kam pse t’ia përmend emrin se nuk ka nevojë, u shpreh Shpat Kasapi.