SURPRIZË! Cardi B shfaqi për herë të parë të bijën Kulture… (FOTO) – AlpeGossip
SURPRIZË! Cardi B shfaqi për herë të parë të bijën Kulture… (FOTO)

SURPRIZË! Cardi B shfaqi për herë të parë të bijën Kulture… (FOTO)

I gjithë interneti po zien për të parë për herë të parë vogëlushen e reperes Cardi B, e cila erdhi në jetë në 11 qershor 2018. Prej disa ditësh, në disa profile fansash në “Instagram” po qarkullon një foto, krahas së cilës pretendohet se është Kulture, e vogla e reperes së hitit “Be Careful”.

Mirëpo Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almanza, sqaroi të gjithë fansat se bebi në foto NUK është fëmija i saj dhe se do të shfaqë vogëlushen, atëherë kur ajo ta ndjejë të nevojshme.

“E kam parë këtë foto kudo! Kjo është një vogëlushe e mrekullueshme, por jo, nuk është Kulture. Faqet të lutem të respektojnë privatësin e familjes së këtij bebushi. Do e shfaq fëmijën tim kur të ndjehem gati, ndaj boll me postimet fallco me fëmijët e botës ku deklaroni se është Kulture. Sërish! Jo, fëmija im!” – shkruante 26-vjeçarja, krahas fotos së vogëlushes në profilin e saj në “Instagram”.

Cardi B dhe reperi Offset u martuan në fshehtësi në muajin shtator, ndërsa dasma madhështore do të mbahet gjatë këtij viti. Kulture Kiari Cephus është fëmija i parë i Cardit dhe fëmija i katërt i reperit.