Fjodora Fjora është vënë përballë një pyetjeje të sikletshme mbrëmjen e kaluar në “Shiko kush luan”. Asaj iu kërkua të thoshte emrin e personazhit të njohur që e ka ngacmuar. Edhe pse fillimisht nuk preferoi të përgjigjej, si përfundim moderatorja e tha një emër. Ajo rrëfeu për herë të parë se muzikanti serb Goran Bregoviç jo vetëm që e ka ngacmuar, por edhe i ka kërkuar të shkojë të jetojë me të.
“Gjatë kohës që prezantoja emisionin ‘Kopertina VIP në Tv Klan’, së bashku me grupin e xhirimit kemi shkuar në Beograd dhe kemi intervistuar Goran Bregoviç. Ky personazh jo vetëm që më ka gjuajtur, por edhe më ka propozuar për të jetuar bashkë në Amerikë. Unë e refuzova sepse në atë kohë isha shumë e dashuruar”, -ka thënë Fjodora.