“Ky ka qenë i dashuri im më i mirë”/ Artistja 72-vjeçare shprehet pa doreza në emision – AlpeGossip
“Ky ka qenë i dashuri im më i mirë”/ Artistja 72-vjeçare shprehet pa doreza në emision

“Ky ka qenë i dashuri im më i mirë”/ Artistja 72-vjeçare shprehet pa doreza në emision

“Tom Cruise? Në 5 të dashurit e mi më të mirë…”. Kjo frazë është thënë nga e famshmja Cher, sot 72 vjeç, e cila lëshoi deklaratën gjatë një ndeshje në “The Late Late Show”.

Rregullat e lojës janë të thjeshta: i përgjigjesh një pyetjeje të sikletshme, ose ha diçka të ‘shpifur’.

‘Misioni i pamundur’ i këngëtares amerikane ishte të hante diçka të shpifur në dukje ose të listonte katër emrat e tjerë të të dashurve dhe në këtë rast, ajo zgjodhi të ushqehej me diçka të ‘shëmtuar’ të paktën në dukje.

Kështu, nuk mundëm dot të mësonim se kush ishin katër ‘të dashurit e tjerë të zjarrtë’, por aktorja dhe këngëtarja amerikane konfirmoi se Tom Cruise ishte në pesëshen më të mirë të të dashurve të saj.

Të dy kanë patur një marrëdhënie të shkurtër në mes të viteve ’80-të, kur aktori i “Mission Impossible” nuk kishte përqafuar ende filozofinë e ‘Shentologjisë’.

Vetë Cher ka rrëfyer që ka patur një marrëdhënie me aktorin e njohur jo shumë kohë më parë dhe madje ai ka qënë një ndër dashnorët e saj më të mirë.