NUK PRITEJ/ Noizy donte të pajtohej me të por Dafina Zeqiri e injoron keq (FOTO) – AlpeGossip
NUK PRITEJ/ Noizy donte të pajtohej me të por Dafina Zeqiri e injoron keq (FOTO)

NUK PRITEJ/ Noizy donte të pajtohej me të por Dafina Zeqiri e injoron keq (FOTO)

Prej disa javësh në media është përfolur shumë për sherrin mes reperit të njohur Noizy dhe këngëtares Dafina Zeqiri. Pas bashkëpunimit të tyre të suksesshëm, Noizy dhe Dafina filluan mos ta ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe nuk u panë më bashkë.

Megjithatë, vetëm pak ditë më parë Noizy habiti fansat teksa në Instastory publikoi një lajmërim ku tregonte se në datën 1 qershor do të performonte në të njëjtën skenë me Dafinën. Të shumtë ishin fansat që ngritën aludimet se reperi kërkonte të pajtohej me Dafinën.

Mirëpo, këngëtarja së fundmi ka lënë të kuptohet që as e ka ndërmend një gjë të tillë. Ajo ka publikuar të njëjtin lajmërim po në poster duket vetëm ajo. Shumë nga ndjekësit e kanë pyetur Dafinën se përse e ka fshirë Noizyn dhe të tjerë i kanë kërkuar asaj që të pajtohet me reperin.