Thuhet se tradhtia në çift ndodh kur ndjenjat kanë mbaruar në një martesë apo edhe kur gjërat bëhen monotone.
Justifikimet nga femrat dhe meshkujt të cilët e kanë provuar diçka të tillë janë nga më të larmishmit, por akoma më e rëndë është kur personi i tradhtuar në çift është në dijeni të pabesisë që po i bën partneri dhe vazhdon të qëndrojë me të për arsye të ndryshme.
Një rast i ngjashëm është rrëfyer nga një vajzë e cila shprehet e indinjuar për situatën që po i ndodh kushërirës që saj.
Sipas atyre që rrëfen vajza, dashnorja e burrit të kushërirës së saj i ka shkruar kësaj të fundit duke i rrëfyer se i shoqi e ka tradhtuar me të disa herë, por i bën apel që të mos e lërë.
Ajo më pas i rrëfen kushërirës së saj se megjithëse i shoqi e pranoi tradhtinë, nuk ka ndërmend të ndalojë aty.
E kushërira i kërkon ta lërë, por ajo i thotë se nuk mundet, megjithëse tradhtia nga ana e të shoqit ka ndodhur edhe të tjera herë.
E revoltuar ajo i kërkoi emrin e vajzës që ta sqarojë të mos merret më me burrin e kushërirës së saj, por ajo nuk ia jep pasi ka frikë nga i shoqi.
Situata e mëposhtme mund të gjykohet nga këndvështrime të ndryshme.