Nuk e pagoi organizatori i club-it/ Këngëtarja shqiptare i nxjerr bojën në Instagram (FOTO) – AlpeGossip
Nuk e pagoi organizatori i club-it/ Këngëtarja shqiptare i nxjerr bojën në Instagram (FOTO)

Nuk e pagoi organizatori i club-it/ Këngëtarja shqiptare i nxjerr bojën në Instagram (FOTO)

Këngëtarja Mimoza Shkodra ka anuluar performancën në një nga koncertet e saj në Tiranë.

Ajo ka lajmëruar fansat që nuk do të jetë e pranishme, pasi organizatori i club-it nuk ka kryer detyrimet.

Kjo do të thotë se Mimoza nuk është paguar për performancën, ndërsa bën publik edhe emrin e club-it në Instagram

“Të dashur fansa në Tiranë, në këtë event unë nuk do të jem e pranishme, pasi organizatori i këtij club-i nuk i ka kryer obligimet e kërkuara! Shihemi së shpejti në Tiranë herë të tjera”, shkruan këngëtarja.

Mimoza Shkodra jeton në Zvicër dhe vjen shpesh për koncerte në Prishtinë dhe Tiranë. Kohët e fundit ajo i ka dhënë fund një fejese të shkurtër me këngëtarin Seldi Qalliu, me të cilin e zyrtarizoi lidhjen në fillim të këtij viti.