Edhe përse është baba dhe gjysh/ Nard Ndoka nuk e ka bërë asnjëhërë këtë veprim (FOTO) – AlpeGossip
Edhe përse është baba dhe gjysh/ Nard Ndoka nuk e ka bërë asnjëhërë këtë veprim (FOTO)

Edhe përse është baba dhe gjysh/ Nard Ndoka nuk e ka bërë asnjëhërë këtë veprim (FOTO)

Nard Ndoka ishte i ftuar me bashkëshorten e tij, Kozeta në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan”, ku rrëfyen për 30 vitet e martesës plot me dashuri dhe lumturi. Edhe përse janë prindër të katër fëmijëve, deputeti nuk është ende i lumtur, pasi dëshira e tij ishte të kishte gjashtë fëmijë.

Sot, Nard Ndoka, është bekuar edhe me nipër e mbesa, të cilët siç thotë edhe ai, i kanë mbushur shpirtin. Mirëpo i pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari nëse ka ndërruar ndonjëherë pelenat e bebit, Nardi tregon se është e vetmja punë që nuk ka bërë në jetë.

“Nuk kam ndryshuar asnjëherë pelenat. As atëherë me fëmijët e mi, e as sot me nipërit e mbesat. Mua më kanë trajtuar gjithmonë si burrin e shtëpisë. Jam përballur me përgjegjësitë e jetës që i vogël. Madje, unë me Kozetën u martuam fare të rinj, rreth 24-25 vjeç. Por Kozetës nuk jam dashur shumë sepse ka pasur ndihmën e prindërve të mi” – rrëfeu Nard Ndoka.

View this post on Instagram

@kozetandoka

A post shared by Nard Ndoka (@nardndoka) on