“Kam hequr dorë”/ Albano Bogdo tregon për varësinë ndaj alkoolit – AlpeGossip
“Kam hequr dorë”/ Albano Bogdo tregon për varësinë ndaj alkoolit

“Kam hequr dorë”/ Albano Bogdo tregon për varësinë ndaj alkoolit

Në një intervistë të dhënë për “Klan”, aktori komedian, Albano Bogdo ka treguar për eksperiencën në show-n “Duplex” dhe disa detaje nga jeta e tij personale. Aktori tregoi se zhvendosja në “Klan” për të është një sfidë e re, e cila i krijon shumë mundësi. Lidhur me jetën personale aktori ka treguar para disa kohësh se kishte varësi ndaj alkoolit, por me sa duket ja ka dalë të mos e konsumojë më. I pyetur nga gazetari nëse ka hequr dorë përfundimisht aktori përgjigjet: “Kam që në 2 qershor të vitit 2014 që nuk pi më alkool sikur të përmbyset bota. Nuk më pihet më. Edhe kur bëra 30-vjetorin, të gjithë pinë u bënë tapë dhe unë piva vetëm sprite. As për vitin e ri, as për 1 majin, për asnjë festë. Kjo tregon vendosmërinë dhe karakterin. Kam 4 vite që nuk jam tunduar asnjëherë. Kur ulem me njerëz që pinë alkool me shpifet”.

Albano dhe aktorët e tjerë të “Duplex” nisin rrugëtimin e tyre këtë të shtunë