Nard Ndoka ka dëshirë të martohet sërish/ Fëmijët e tij nuk pranojnë për një arsye shumë specifike (FOTO) – AlpeGossip
Nard Ndoka ka dëshirë të martohet sërish/  Fëmijët e tij nuk pranojnë për një arsye shumë specifike (FOTO)

Nard Ndoka ka dëshirë të martohet sërish/ Fëmijët e tij nuk pranojnë për një arsye shumë specifike (FOTO)

Politikani Nard Ndoka ka rrëfyer historinë e tij të dashurisë, me bashkëshorten Kozeta, me të cilën ka më shumë se 30 vite të martuar. Të ftuar në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan”, deputeti shqiptar tregoi se ata njihen që fëmijë dhe se gjyshja e tij e kishte pagëzuar Kozëtën si “nusen e shtëpisë” kur ajo ishte fare e vogël.

“Njohja jonë i takon periudhës së para 90-ës. Babi im ka qenë mik me babain e Kozetës dhe kishin njëlloj simpatie, por atëherë ishte “mëkat” nëse ti shprehje dashurinë pa një lloj miratimi në parim nga familja. Kozeta vinte shpesh tek shtëpia ime me motrat e mia dhe gjyshja ime që në atë kohë i thoshte: Ti do të jeshë nusja jonë e shtëpisë. Dhe ishte e natyrshme lidhja jonë që kaloi në një stad tjetër” – tha deputeti shqiptar.

Duke iu rikthyer kujtimeve të dasmës, Nard Ndoka tregoi se do të kishte shumë dëshirë të realizonte një festë të dytë, por që fëmijët e tij nuk janë dakort sepse tani është rradha e tyre.

“Më pas erdhi dasma që filloi rreth 2 javë përpara dhe kemi patur një dasmë me më shumë se 300 persona. Ka qenë një dasmë model, iu dha shumë rëndësi sepse unë isha djali i madh i familjes. Nga dasma ruajmë vetëm fotografi. Kemi menduar një dasmë të dytë, por nuk na lënë fëmijët tani, e kemi radhën ne na thonë. Kemi qenë shumë të rinj kur jemi martuar dhe në moshën 24-25 vjeçare, kemi patur fëmijë, sot jemi gjyshër dhe po e shijojmë. Ndihemi të plotësuar përsa i takon detyrimeve tona”, tha politikani.