PINKU SI KRYEFJALA E VERËS/ VIP-et e veshën kudo dhe ne u ”fiksuam” (FOTO) – AlpeGossip
PINKU SI KRYEFJALA E VERËS/ VIP-et e veshën kudo dhe ne u ”fiksuam” (FOTO)

PINKU SI KRYEFJALA E VERËS/ VIP-et e veshën kudo dhe ne u ”fiksuam” (FOTO)

Si çdo verë dhe kjo e këtij viti ka ardhur me një ngjyrë që është kthyer në trend. Siç mund ta keni vënë re, ngjyra dominante e këtij sezoni ka qenë pink-u.

Ngjyra pink e cila është në modë është tepër e çelur dhe e theksuar dhe është e vështirë të mos vihet re. Ndoshta kjo është dhe arsyeja që VIP-at tanë e kanë zgjedhur shumë, për të tërhequr vëmendje. Tani në verë kjo ngjyrë ju bën të dukeni të shëndritshme dhe tepër tërheqëse përveç faktit që nxjerr në pah anën tuaj vajzërore dhe ju bën të dukeni si barbie.

Kjo ngjyrë mund të kombinohet perfekt në çdo moment të ditës, në varësi të aksesorëve me të cilat e shoqëron. Mund të vishet në mëngjes me një pal atlete ose sandale por gjithashtu mund të dukeni dhe super seksi duke e veshur në darkë me një palë taka të larta dhe disa aksesorë të shëndritshëm.

Femrat e show-bizit shqiptar janë kujdesur ta përfshijnë këtë ngjyrë në mënyra të ndryshme. Ato e kanë bërë pjesë të veshjes së tyre, aksesorëve por gjithashtu kanë zgjdhur dhe të lyejnë flokët me këtë ngjyrë.

Për më tepër ide si mund ta vishni ngjyrën pink ne do të veçojmë disa nga kombinimet që na kanë mbetur në mendje nga VIP-at shqiptarë.

Nora Istrefi

Greta Koçi

Dafina Zeqiri

Juliana Pasha

Rudina Magjistari

Jona Spahiu

Kejvina Kthella

Kejvina Kthella

Sara dhe Lori Hoxha

Armina Mevlani

Sara Hoxha

Eni Koçi

/AlpeGossip.al