“MË BËNË TAMPONIN POR…”/ Jonida Maliqi sëmuret dhe ja kë kërkon ajo të ketë pranë në këto ditë (FOTOT) – AlpeGossip
“MË BËNË TAMPONIN POR…”/ Jonida Maliqi sëmuret dhe ja kë kërkon ajo të ketë pranë në këto ditë (FOTOT)

“MË BËNË TAMPONIN POR…”/ Jonida Maliqi sëmuret dhe ja kë kërkon ajo të ketë pranë në këto ditë (FOTOT)

Nuk ka rëndësi nëse jemi të martuara, të divorcuara, të rritura, me fëmijë, pa fëmijë, me punë apo në ndjekje të karrierës, kur sëmuremi duam të kemi mamin pranë. Këtë detaj na e kujtoi Jonida Maliqi, e cila siç ka rrëfyer vetë, nuk ka qenë fortë mirë me shëndet së fundmi. Siç duket nga videot që ka ndarë me fansat e saj, këngëtarja është ngjirur dhe ka pasur temperaturë.

Ajo e nis mesazhin drejtuar publikut me një transformim të këngës së njohur ‘Shi bie në Tiranë’, ku me anë të tekstit duke kënduar kërkon praninë e së ëmës.

Krahas këngës, për t’i dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve para se publiku t’ja drejtojë, Jonida tregon që nuk ka Covid. “Më bënë tamponin dhe dola negative, po i njëjti rezultat ishte edhe nga testi tjetër që bëhet për të hequr çdo dyshim. Por ajo që më mërzit në këtë situatë është fakti që nuk kam familjen time pranë, sepse frika ekziston ende”, shprehet Jonida.

Këngëtarja rrëfen edhe që ka lënë disa angazhime për më vonë për shkak të gjendjes, por siç thuhet shpesh në këtë periudhë, shëndeti mbi të gjitha./