E VESHUR MODERNDE DHE ME BARKUN JASHTË/ Shihni si dukej Aurela Gaçe 24 vite më parë (FOTO) – AlpeGossip
E VESHUR MODERNDE DHE ME BARKUN JASHTË/ Shihni si dukej Aurela Gaçe 24 vite më parë (FOTO)

E VESHUR MODERNDE DHE ME BARKUN JASHTË/ Shihni si dukej Aurela Gaçe 24 vite më parë (FOTO)

Aurela Gaçe mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar e që këngët e saj prej vitesh kanë mbetur hite. Aurela i ka dhuruar gjithnjë energji skenës, por edhe ka tërhequr vëmendjen me veshjet e saj ekstravagante që në kohën kur askush nuk guxonte t’i vishte.

Ditën e sotme këngëtarja ka publikuar disa foto të 24 viteve më parë ku shfaqet e veshur shumë moderne me pantallona dhe xhaketë xhinsi të cilat janë sërish në modë sivjet.

“Kur te thone “ka dalë moda keshtu”. Hajt mooo 1996 ja ku rikthehet perseri (ate shenjën me dore duhet ta kem pasur per produktet e mira ne rafte)”, shkruan Aurela.

Në disa foto të tjetra këngëtarja shfaqet e veshur me një bluzë dhe çizme me printe gjarpri.

“Po pse prape do blejme te njejtat gjera ne? Keto shtepite e modes qe na nxjerrin “gjarprin” ne mode tani e na cmenden me cizme e me bluza e fustane print, ta dine qe nuk harxhojme asnje kokerr leku. I kam harxhuar nje here! 1995 kur nuk kishim rrjetet sociale, por kishim printin e gjarprit. Faleminderit gazetave te modes tani qe na tregojme se erdhi koha prape”, shkruan Aurela.