Sa herë e shohim në daljet publike apo në performancat e saj, këngëtarja Olta Boka rrezaton ëmbëlsi por edhe profesionalizëm në atë që bën.
E kemi parë të këndojë apo edhe të kërcejë nëpër skena të rëndësishme, por ky detaj na kishte shpëtuar. Boka gjithmonë ka pasur një fizik të rregullt por asnjëherë nuk ka ndarë me ndjekësit e saj faktin në qoftë se merret me aktivitet fizik ose jo.
Në një foto që këngëtarja ka postuar së fundmi në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’ bie në sy këmba e saj e tonifikuar dhe plot muskuj. Mesa duket Olta merret rregullisht me sport dhe rezultatet e punës së saj janë mëse të dukshme.