‘Jemi të shkatërruar’, vajza 19-muajshe e skiatorit të famshëm mbytet në pishinë – AlpeGossip
‘Jemi të shkatërruar’, vajza 19-muajshe e skiatorit të famshëm mbytet në pishinë

‘Jemi të shkatërruar’, vajza 19-muajshe e skiatorit të famshëm mbytet në pishinë

Tragjedi e madhe ne familjen e skiatorit olimpik amerikan, te njohurit Bode Miller. Vajza e tij vetem 19-muajshe ka gjetur vdekjen pasi ra ne nje pishine.

 

Emmy Miller u gjet pa jete ne shtëpinë e një fqinji te familjes në Orange County, ne Californine Jugore, dhe edhe pse u dergua me urgjence ne spital, mjeket nuk munden te benin dot asgje.

Në një deklaratë të postuar në Instagram, Miller tha se ai dhe familja e tij ishin “përtej shkatërrimit”.

Miller është skiatori më i suksesshëm në historinë e SHBA, me gjashtë medalje olimpike duke përfshirë ate te arten në Lojrat e vitit 2010.

Ai dhe gruaja kane qene ne nje feste kur ndodhi ngjarja. Vajza e tyre u largua nga banesa dhe perfundoi brenda pishines.

“Kurrë, as per një milion vjet nuk menduam se do të përjetonim një dhimbje si kjo. Dashuria e saj, drita e saj, shpirti i saj kurrë nuk do të harrohet”, shkroi Miller.