Aristela Leka ka bërë së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”, të cilët kanë qenë shumë kuriozë të dinë se çfarë marrëdhënie ka ajo me ish-konkurrentët e “Për’puthen”.
Bukuroshja bionde është shprehur se ka një marrëdhënie mjaft të mirë me të gjitha vajzat që ka njohur në program, pasi ka kaluar një periudhë të gjatë me ta.
Gjithashtu fansat e pyetën edhe në lidhje me djemtë, madje njëri prej tyre i tha se sa keq që nuk ka dalë në takim me Locon.
“Gjynaf që s’ke dalë një herë në takim me Locon. Do ju kishte ec takimi mendoj”, i shkruan fansi, të cilit Aristela i përgjigjet: “Elvisi është i vetmi që më ka mbetur merak që iku nga ‘Për’puthen’ sa u futa unë pa një takim. Po do bëjmë një date jashtë”.
Madje ish-konkurrentja etiketon edhe Locon në përgjigjen e saj. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i tij, i cili shkruan në një postim në “Instastory”: “Një shprehje kineze thotë: ‘punët e mira bëhen jashtë emisionit’”.
Tani se çfarë do ndodhë mes tyre, a do bëhet takimi apo jo, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim postimet e tyre të ardhshme.