ZBULOHET E VËRTETA E LIDHJES/ Ja çfarë po ndodh mes Fifit dhe Flori Mumajesit – AlpeGossip
ZBULOHET E VËRTETA E LIDHJES/ Ja çfarë po ndodh mes Fifit dhe Flori Mumajesit

ZBULOHET E VËRTETA E LIDHJES/ Ja çfarë po ndodh mes Fifit dhe Flori Mumajesit

Prej disa kohësh këngëtarët Fifi dhe Flori Mumajesi janë kthyer në kryefjalën e mediave për shkak të afrimitetit të madh mes tyre, duke i bërë të gjithë të aludojnë se mes çiftit ka nisur një lidhje dashurie.
Dy ditë më parë, Fifi i befasoi të gjithë ndjekësit në rrjetin social Instagram pasi në një postim në Instastory deklaroi se shumë shpejt do të fejohej.

“Ej njerëz, po fejohem. Ose me 3, ose me 8”, shkruante Fifi, duke i bërë të gjithë të mendojnë se ajo dhe Flori po i japin fund beqarisë.
Megjithatë, “Blitz.al” ka zbuluar se në fakt çifti po sjell një bashkëpunim, të cilin po e mbajnë të fshehtë nga publiku. Madje, ata kanë realizuar edhe klipin e këngës së re, prandaj pozat e postuara në profilet e tyre në Instagram janë të njëjta.