E LIDHUR ME NJË REPER SHQIPTAR? Enca rrëfehet për herë të parë: Është bukur vetëm… – AlpeGossip
E LIDHUR ME NJË REPER SHQIPTAR? Enca rrëfehet për herë të parë: Është bukur vetëm…

E LIDHUR ME NJË REPER SHQIPTAR? Enca rrëfehet për herë të parë: Është bukur vetëm…

Duke qenë një prej personazheve më të njohur të showbiz-it shqiptar, doemos këngëtarja Enca Haxhia do të jetë edhe një prej emrave më të përfolur.

Ç’nuk kemi dëgjuar për të lart e poshtë, por e mira është që Enca i merr me sportivitet të gjitha fjalët.

Shumë herë e kanë bërë të dashuruar, të lidhur e të ndarë, por kurrë nuk kemi dëgjuar nga goja e saj të flasë specifikisht për një mashkull.

Teksa bënte një lojë me “thashetheme” në Instagram, këngëtarja iu përgjigj pyetes nëse është e vërtetë apo thashethem që ajo është e lidhur me një reper shqiptar.

“Je në një lidhje me një reper shqiptar”- shkruante ndjekësi të cilës Enca ia ka kthyer:

“False. Është bukur vetëm kur je adoleshente. Femrat e rritura meritojnë meshkuj të rritur. Kam shokë repera, që janë djem dhe shokë të shkëlqyer, por s’mendoj se lidhjet me reperat janë të shëndetshme.”- shkruan ajo.

Dikush nga fansat e ka pyetur më herët nëse është lezbike, sepse thashethemet lart e poshtë të paktën kështu thonë.

“Nuk është e vërtetë. Ndonjëherë shpresoj shumë të isha, sepse meshkujt ta shpifin. Por nëse do të isha, ju të gjithë e dini se unë jam e hapur dhe e sinqertë mjaftueshëm që të isha e para për ta pranuar. Shumë dashuri për komunitetin”, është përgjigjur Enca.

Ndërsa një tjetër e ka pyetur nëse ka kryer ndonjëherë operacione plastike.

E gabuar. E gjitha nëna natyrë”, ka thënë ajo.

Ndërsa një tjetër e ka pyetur nëse është në lidhje me një reper shqiptar, sepse kështu ka dëgjuar të thonë zërat.

“E gabuar. Kjo do të ishte e bukur, nëse je adoleshente. Vajzat e rritura meritojnë burra të rritur. Unë kam miq reperë, që janë djem shumë të mirë, por nuk mendoj se marrëdhëniet me reperë janë të shëndetshme”, është përgjigjur këngëtarja.

Gjithashtu ajo ka treguar se nuk e konsumon mishin, përveç atij të pulës, nuk pi shumë alkool dhe se nuk pi as duhan.