E THONË EKSPERTËT/ A duhet ngrënë lëkura e mishit të pulës? – AlpeGossip
E THONË EKSPERTËT/ A duhet ngrënë lëkura e mishit të pulës?

E THONË EKSPERTËT/ A duhet ngrënë lëkura e mishit të pulës?

Lëkura e pjekur e pulës është një ndër pjesët më të shijshme për shumicën nga ne.

Por, nëse deri dje nuk e keni konsumuar për shkak të kalorivetë tepërta, tani është momenti të merrni frymë dhe ta konsumoni lehtësisht, transmeton lajmi.net.

Kjo, pas hulumtimeve që ka bërë shkolla e Shëndetit Publik në Harvard. Ata konkluduan se në lëkurën e mishit të pulës gjenden yndyrna të pangopura. Këto të fundit janë të dobishme për organizmin tonë dhe mund të ndikojnë në uljen e nivelit të presionit të gjakut dhe uljen e kolesterolit të keq.

Në lëkurën e pulës gjendet acidi oleik, i cili njëjtësohet me atë vajit të ullirit nga aspekti i përfitime shëndetësore. Acidi oleik ka ndikim pozitiv kundrejt sëmundjeve kardiovaskulare, inflamatore dhe autoimune.

Përveç përfitimeve shëndetësore, lëkura e pulës ndihmon gjithashtu që pula të mos thahet shumë gjatë pjekjes.