Supë domatesh me bukë të thekërisur dhe djathë të shkërmoqur – AlpeGossip
Supë domatesh me bukë të thekërisur dhe djathë të shkërmoqur

Supë domatesh me bukë të thekërisur dhe djathë të shkërmoqur

Perberesit

4-5 domate “zemër kau”

1 qep

3-4 thelpinjë hudhra

kripë dhe piper i zi

pak vaj ulliri

disa gjethe borziloku

1 lugë e vogël paprika

700 ml. ujë

Pjesa tjeter:

4 feta buke

pak djathe te bardhe

2 luge fara mikse

Domatet e mëdha pritini në 4- tërsh dhe vendosni në një tavë me letër furre poshtë. Shtoni hudhrat e qëruara, pak vaj dhe vendosni në furrë në 180°C derisa të piqen. Rreth 25-30 minuta ju duhet të karamelizohen mirë.

Prisni qepën dhe vendoseni të kaurdiset me pak vaj ulliri sëbashku me disa gjethe borzilok. Kur të jet kaurdisur mirë shtoni në të dhe domatet e pjekura me gjith lëngun që kan formuar gjatë pjekes. Shtoni ujin, paprikan, pak piper të zi akoma pak kripë dhe lërini të gatuhet derisa lëngu të ajkoset dhe te trashet.

Bluajeni masën me grirësin në zhytje. Pastaj filtrojeni gjithë supën duke e kaluar nëpërmjet një site në mënyrë që të keni vetëm kremin pa farat dhe lëkurat e domateve.

Pjesën e filtruar vendoseni në një tavë të cekët, sipër saj vendosni fetat e bukës, shkërmoqni djathin e bardhë sipër, shtoni dhe farat mikse, spërkateni pak me vaj ulliri dhe vendose tavën në furrën e nxehur më parë në maksimumin e saj për 10-15 minuta, ose kur shikoni që djathi është shkrirë dhe bukët janë thekur.

Shërbejeni akoma të ngrohtë.

Burimi:Adda’s All