Disa mënyra efektive për të shmangur krijimin e akneve në kurriz – AlpeGossip
Disa mënyra efektive për të shmangur krijimin e akneve në kurriz

Disa mënyra efektive për të shmangur krijimin e akneve në kurriz

Aknet në kurriz janë një problem i zakonshëm, kryesisht për meshkujt. Ato mund të jenë shumë shqetësuese në përgjithësi. Megjithatë nëse tregoni kujdes të duhur për to, nuk do të kthehen në një problem të madh.

Djersa shpesh bllokon poret e lëkurës dhe kjo mund të shkaktojë akne. Për ta shmangur këtë zgjidhja është e thjeshtë: vishni bluza të lirshme në material pambuku ose lino.

Veshja e rrobave të pastra dhe të lirshme është një faktor kryesor që mban larg aknet në kurriz. Sigurohuni që rrobat të jenë të lara shumë mirë, sidomos ato që përdorni në palestër. Gjithashtu kushtojini vëmendje të veçantë materialeve që prekin çdo ditë trupin tuaj, si peshqirat, mbulesat e krevatit etj.

Duhet të aplikoni scrub në trup të paktën njëherë në javë. Gjithashtu duhet t’i kushtoni kujdes të madh larjes së flokëve, sepse yndyra e tyre mund të prekë edhe kurrizin dhe të shkaktojë akne.