BABA PËR HERË TË PARË/ Shihni si kujdeset Gjiko për të voglin e porsalindur (FOTO) – AlpeGossip
BABA PËR HERË TË PARË/ Shihni si kujdeset Gjiko për të voglin e porsalindur (FOTO)

BABA PËR HERË TË PARË/ Shihni si kujdeset Gjiko për të voglin e porsalindur (FOTO)

Në mbrëmjen e datës 20 të këtij muaji, reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi u bënë prindër për herë të parë. Elita solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin shumë të veçantë Zëri.
Në profilet e tyre në Instagram, Elita dhe Gjiko ndanë menjëherë foto me të voglin, ku shprehnin emocionet e papërshkrueshme që ishin bërë prindër për herë të parë.

Teksa ende ndodhet në spitalin ku solli në jetë djalin, Elita ka publikuar në Instastoryn e saj një video ku tregon se si Gjiko po kujdeset për të voglin e sapoardhur në jetë.

Teksa e ka lënë Elitën të pushojë, Gjiko është ulur në divanin përballë saj teksa mban të voglin në krahë dhe nuk ia ndan sytë.

“Djemtë e mi”, shkruan Elita në videon ku i ka filmuar nga pas.